avec trois mots
comme trois pas de tango
tu fus là comme autrefois
përhape vetminë e natës
dhe shpejt m'u kthye
i mallkuari frymëzim
sa s'e doja, aq e prisja:
një poezi e pambaruar
prej ditësh më grishte me shpoti
por ti...
me tri fjalë që pata ëndërruar
dhe kurrë s't'i tha dot goja
vargut të saj të parë
i dhe ironi:
tu n'es plus dans mes rêves
[ou bien... je ne rêve plus]
Nuk ka komente:
Posto një koment