
portretin e nisa në kanavacë të bardhë
por sfondi shpejt iu nxi
errësirën e paanë e preu tek-tuk
brisku i penelit të bardhë
që tregon përvijimet
bashkohen dy pika.. tre... katër....
këtu duhet vizore
aty vija harkohet
herë dridhet e derdhet
herë hidhet e shtrihet
pa shfaqet dhe rritet
pa zhduket dhe humbet
(si nata në ditë
si dashuritë)
veç...
në natën e kanavacës
zbardhëlloj e mbetem unë
anije pa port
dhe far i vetvetes
Nuk ka komente:
Posto një koment