Ljart kjieshi dielli e shtogu ljuljëzoi
Atje te gardhi i kopshtit çë përveshi:
Fjisin fjalja ma mall ljumi e përroi
E, pjot me gaz, i tërë katundi kjieshi.
Një zog tek era e shtogut fjuturoi,
E kish cimbin si ar e të kukja pendë:
Një çirlë ngrejti 'ëmbëlj e gëzoi,
E gjith katundi ahere i vuri mendë.
U err dejti e malji gjemojti gjerë,
Egër u hap nga kjielli e zeza shkjotë
Edhe kjaria mbi dhe bëri folenë,
Iku nga shtogu i bukur shpendi i mjerë:
Të gjith kuljtimet u harruan ndë motë.
Gjellat të mjerat tona shtu së venë.
Zef SEREMBE
Nuk ka komente:
Posto një koment