02 gusht 2009

Rezultatet zyrtare të 28 qershorit

Gazeta Shekulli boton njoftimin e KQZ-së se rezultatet zyrtare të numërimit të votave sapo kanë dalë. Numërimi, pra, ka përfunduar një muaj pas zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së, Ristani, pranoi se numërimi kishte «çaluar».

Në një tjetër artikull jepen shifra që tregojnë se PD-ja fitoi në sajë të koalicionit të saj, por humbi si parti kundër PS-së, e cila mori 10,000 vota më tepër.

PS-ja reagoi menjëherë duke thënë se nuk do ta njihte rezultatin e zgjedhjeve. Ajo e vlerësoi atë si «të deformuar dhe pa standarde» madje sulmoi dhe KQZ-në duke e quajtur atë të shndërruar në një «repart sulmi ndaj të drejtës legjitime dhe kushtetuese të barazisë së votës».

Nuk ka komente: