Një pëlhurë e ftohtë bryme
M'u bë qefin... nuk di se kur
Nje re e zymtë tym
M'u bë çehre... ç'ta them se kur
Një breshër goditës
M'u bë fjalë... s'ta them se kur
Një bubullimë kumbuese
M'u bë zë... nuk ka rëndësi kur
Një vetëtimë përvëluese
M'u bë shikim... s'ia vlen se kur
Një hije fundjete
M'u bë nur—veç ti e di kur
Nuk ka komente:
Posto një koment