Dua qielli të ma ngrehë fytyrën
Dhe të më tërheqë në një puthje.
Dua që puthja të ma pastrojë gojën
Derisa çdo shije të më duket e re.
Dua që toka të më gllabërojë
Që brenda saj të bëj strofull dhe t'i prek zemrën.
Dua të shkoj nëpër duar një shishe vere
Dhe të notoj me djem e vajza në ujë të ngrohtë.
Dua të pi prej diçkaje
Sa të kënaqem.
Të «vdes në dashuri»,
Të gjej fillin tim.
Të mendoj dhe mendimet të më zhyten thellë
Brenda pjesëve të fshehura të botës.
Jonathan BEARD
Nuk ka komente:
Posto një koment